Termat dhe Kushtet
E Drejta e Autorit
Përmbajtja e faqes, dizajni, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë ekskluzive për kompaninë “Il Marchesato” dhe mbrohen nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Ju mund ta përdorni këtë faqe për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje webi për qëllimin e vetëm të përdorimit si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe webi, duke përfshirë riprodhimin për qëllime të tjera, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të “Il Marchesato” është i ndaluar dhe dënohet me ligj.
Detyrimet Tona
“Il Marchesato” është një subjekt i rregjistruar dhe gëzon të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit shqiptar për faqen dhe për çdo gjë që është publikuar në këtë faqe. Të gjitha çadrat dhe produktet tona janë të prodhuara me kujdes, duke ruajtur traditën dhe mjeshtërinë italiane.
Ndryshimet në Termat dhe Kushtet
“Il Marchesato” është një projekt në progres dhe në evoluim të vazhdueshëm, dhe për këtë arsye aspekte/opsione të caktuara mund të ndryshojnë, të shtohen ose të hiqen. Ne rezervojmë të drejtën për të përditësuar faqen e internetit dhe këto kushte të shërbimit nga koha në kohë, sipas gjykimit tonë dhe pa asnjë njoftim. Është përgjegjësia juaj për të qenë të përditësuar me Termat dhe Kushtet në fuqi duke kontrolluar website-in tonë rregullisht.
Procesi i Blerjes në “Il Marchesato”
Në faqen tonë ju keni mundësi të shikoni një shumëllojshmëri produktesh, përfshirë çadra luksoze dhe aksesorë të veçantë. Pasi të keni zgjedhur produktin që ju pëlqen, mund ta shtoni në shportë dhe të mbyllni porosinë tuaj përmes një procesi të thjeshtë. Klientët e rinj duhet të regjistrohen me të dhënat e tyre për të bërë porosi dhe për të kryer blerje në faqen tonë online.
Dorëzimi i Produkteve
Dorëzimi i produkteve do të kryhet sipas afateve të publikuara në këtë faqe interneti. Ne sigurojmë dërgesa të shpejta dhe efikase në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë. Klienti do të kontakohet nga transportuesi për të caktuar një orar për dorëzimin e produkteve të porositura.
Anullimi i Porosisë
Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga “Il Marchesato” të afatit të dorëzimit të parashikuar, duke njoftuar kompaninë tonë. Kërkesa për anulim do të merret parasysh vetëm nëse dorëzimi i produkteve të porositura nuk ka ndodhur.
Kthimi i Produkteve
Klienti ka të drejtë të kthejë produktin, pa dhënë arsye, brenda një afati prej 14 ditësh kalendarike nga data e dorëzimit të produkteve të porositura, sipas ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve. Produkti i kthyer duhet të jetë me paketimin dhe ambalazhimin origjinal, i padëmtuar dhe i papërdorur.
Detyrimet
Me regjistrimin dhe përdorimin e kësaj faqeje, ju nënkuptoni që jeni dakord me kushtet tona dhe jeni të lidhur me to në momentin që bëni një blerje. Ne jemi të detyruar të respektojmë dhe t’i përmbahemi çdo premtimi dhe shërbimi që publikojmë në faqen tonë “Il Marchesato”.